Rrugėt e Jezu Krishtit


 Informata rreth:  Jezu Krishti dhe feja islame.

Dialogu ndėrfetar

Ky ėshtė njė kontribut pėr kuptim mė tė mirė ndėrmjet religjioneve dhe pėr njė "dialog ndėrfetar" paqėsor, siē po ndodh veē disa vjet. Kėto shėnime nuk ngritin pretendimin qė ta karakterizojnė fenė islame nė pėrgjithėsi; veēmas meqė ekzistojnė shkolla tė ndryshme tė fesė islame.

Kurani*) dhe fetė e tjera tė shkruara.

Islam do tė thotė "nėnshtrim nėn vullnetin e Zotit".
Libri i Shenjtė i fesė islame, Kurani, kuptohet si inspirim qė iu komunikua profetit Muhamed pėrmes Zotit pėrkatėsisht engjėllit Xhibril, i cili mund tė identifikohet edhe me kryeengjėllin Gabriel tė njohur edhe nga feja e krishterė. E sigurt ėshtė qė Kuranit do t’i binte rėndėsi qėndrore. Pėrveē kėsaj pėr interpretim njė rol luajnė edhe traditat e tjera (suna; d.m.th. zakone) tė trashėguara nga koha e profetit (Hadithi). Edhe njė profet nė sjelljet e tij personale ėshtė njeri, nuk ėshtė Zot. Duhet tė merret parasysh, se njėjtė sikurse tek tė krishterėt, kemi edhe myslimanė qė nuk e njohin saktėsisht Librin e tyre tė Shenjtė.

Tė krishterėt pėrkatėsisht hebrenjtė nė Kuran pėrmenden pjesėrisht edhe drejtpėrdrejt si "ju ithtarėt e shkrimit" (ithtarė tė librit, p.sh. surja 4:171*) dhe si "ju fėmijė tė Izraelit). Kėshtu ata mund tė merren edhe me Kuranin*) e shenjtė, edhe kur kėtė kryesisht nuk e bėjnė. Shkenca fetare merret megjithatė me Librat e Shenjtė tė tė gjitha feve dhe hulumton mes tjerash edhe zhvillimin historik tė interpretimit tė tyre. Por, Librat e Shenjtė do tė duhej tė studiohen me respekt. Njėra pjesė e komentuesve myslimanė tė Kuranit shkruante, se ekziston njė formė origjinale e Kuranit, e ruajtur mirė tek Zoti, nė tė cilėn qasje mund tė kenė vetėm engjėjt e pastėr dhe tė dėrguarit e pastėr njerėzorė; njė pjesė tjetėr e tyre interpretonte, se lexuesi i Kurani qė ekziston nė Tokė do tė duhej tė jetė nė gjendje tė pastėr.

Profeti vlen si i dėrguar pėr njė "kohė" (ose "ndėrkohė") kur tė dėrguarit kanė munguar (surja 5,19*). Kurani i dallon besimtarėt nė kuptimin e e mėsimeve tė profetit Muhamed nė "ithtarė tė librit" (njerėz tė shkrimit) dhe "mosbesimtarė". Me "ithtarė tė librit" nėnkuptohen veēanėrisht hebrenjtė dhe tė krishterėt, tė cilėt krahas myslimanėve mbėshteten mbi tė njėjtėn traditė, nganjėherė edhe zjarrputistėt (surja 22,17). Ngaqė Kurani njeh edhe njė zinxhir tė "profetėve", tė cilėt tė gjithė kanė dhėnė mėsime tė pėrputhshme pėr njė Zot, pėr Gjyqin e matanshėm dhe lutjen pėr popujt e tyre pėrkatėsisht pėr kohėn e tyre (p.sh. suret 6, 83-92; surja 7, surja 4,136*). Pėrderisa njerėzit e kėtyre feve besojnė nė bazat e pėrbashkėta, ata nė vetė Kuran nuk llogariten si mosbesimtarė (surja 5,48* etj.). Nė shekujt e parė tė fesė islame nuk ėshtė ushtruar detyrim ndaj tė krishterėve dhe hebrenjve qė tė kalojnė nė fenė islame (sipas mėsimit nė Kuran, "nė fe nuk ka detyrim", shiko suren 2, 256*). 
Abrahami vlen si njėri prej "hanifėve", qė si individė drejtpėrsėdrejti kanė gjetur fenė e vėrtetė nė njė Zot tė vetėm.
Allah – nė arabishten e vjetėr paraislamike al-ilah – si fjalė semitike ka sigurisht tė njėjtėn origjinė si "Elohim", njė emėr i Zotot nga libri hebraik i Moisiut.

Si "mosbesimtarė" – fjalė pėr fjalė pėrafėrisht: "mbėshtjellės"- nė kuptimin e rreptė nė kohėn e profetit Muhamed vlenin politeistėt pėrkatėsisht idhujtarėt, kundėr tė cilėve ai luftonte nė Arabi, dhe prej tė cilėve ka paralajmėruar qysh edhe Bibla e hebrenjve dhe e tė krishterėve. Nė kumtimin e gjerė sot nė fenė islame si mosbesimtarė vlejnė ata qė nuk besojnė nė Zotin e vetėm dhe nė gjykim. Ndonjėherė ky term pėrdoret gabimisht nė mėnyrė paushale pėr tė gjithė jomyslimanėt; ndonjėherė madje edhe pėr myslimanė tė drejtimit tjetėr.

Jezu Krishti nė Kuran.

Duhet tė udhėzohet se Kurani e njeh Jezusin nė disa vende si profet; si tė dėrguar tė Zotit, e edhe si "fjalė" e Zotit me njė domethėnie tė pasqaruar mė saktė dhe si njė frymė e Zotit (surja 4,171), "tė krijuar si Adami" (suret 2, 3, 5, ...). Nė njė fe islame tė kuptuar mirė ai vlen me ēdo kusht mė shumė se sa tek ata teologė tė krishterė modernė, tė cilėt e lanė vetėm reformatorin social Jezusin. Vetėm mėsimi pėr birėsimin e Jezusit nga Zoti, nga tė krishterėt e kohės sė Muhamedit qysh atėherė e kuptuar shumė tokėsore, nė kuadėr tė diturisė sė mėvonshme tė trinisė nuk ėshtė pranuar nė Kuran. Tė krishterė, tė cilėt atė me tė cilėn mendohej kanė mundur ta sqarojnė nė mėnyrė aq autentike, qė edhe njerėzit me pikėnisje tė tjera ta kuptonin, gati se nuk kishte mė. (p.sh. surja 6, 101*). Nė Romakėt 1.4 thuhet, se Jezusi nė fuqinė e tij tė frymės sė shenjtėrisė u "vendos si bir", do tė thotė nuk u lind. 
Me bindjen myslimane se Zoti i ėshtė i palindur dhe Jezusin nuk e lindi, por e krijoi, me kėtė mund tė pajtohen deri kėtu nė tė vėrtetė tė krishterėt. Mė tej ėshtė termi (greqisht) "logos", i cili nė Bibėl pėrdoret pikėrisht pėr prejardhjen gjegjėsisht dėrgimin hyjnor tė Jezu Krishtit, nė ungjijtė ėshtė pėrkthyer edhe si "fjala" (shiko lart), e cila nė Kuran pėrdoret pėr Jezusin. A janė tė fshehura fshehtėsi nė inspirimet e Kuranit sikurse nė Bibėl, tė cilat nuk janė zbuluar krejtėsisht as nga myslimanėt e as nga tė krishterėt, ashtu qė grinden kot pėr terme? Edhe ku tė krishterėt kėto mėsime i prezantojnė ashtu qė mund tė kuptohen si "mėsime tė shumė perėndive", kjo nuk i pėrgjigjet natyrės se si mėsonte vetė Jezusi: "Lutuni nė emrin tim (d.m.th. tė lidhur ngushtė me Jezusin) te Ati (Zoti)" – Bibla, ungjilli sipas Gjonit 15:16. Gjithēka nė jetėn e Jezusit sillet rreth njė Zoti, me tė cilin ėshtė i lidhur ngushtė dhe te i cili pikėrisht ai mund t’i dėrgojė njerėzit.

Termi "Logos" (greqisht, nė ungjillin e Gjonit 1 "fjala e Zotit", njė emėrtim qė aty ėshtė i lidhur me Krishtin), nė Kuranin e pėrkthyer nga Paret-i (gjermanisht) pėrmendet pavarėsisht nga Jezusi, por nė botimet e tjera tė Kuranit nėnkuptohet si "ēėshtje" e Zotit pėrkatėsisht si "urdhėr" i Zotit (surja 13,2 dhe 13,11*).

Kurani e shikon Jezusin "si Adamin", tė cilin Zoti e krijoi nga dheu (surja 3,59*) dhe flet pėr njė "tė dėrguar tė Zotit" nga Fryma e Zotit, e cila ndėrmjetėsoi lindjen virgjėrore tė Jezusit nga Miriami (Maria) (surja 19,17-22*). Nė versionin e krishterė engjėlli i Atit e paralajmėron lindjen e Jezusit nga Fryma e Shenjtė. Po ashtu nė Kuran thuhet se Jezusi u forcua me Shpirtin e Shenjtė / Frymėn e Shenjtėsisė (surja 5,110*).

Sipas Kuranit Jezusi i ri ka paralajmėruar ringritjen e tij (surja 19,33*), me tė cilėn mund tė jetė menduar edhe rikthimi i tij nė "ditėn e gjyqit" (gjykimi), njė ringjallje e besimtarėve qė pėrmendet shpesh nė Kuran (shiko poshtė, surja 4,159*). Kurani flet pėr atė se Jezusi pėr sė gjalli ėshtė ngritur nė qiell (surja 4,157 -159*, surja 3,55*).
Myslimanėt dhe tė krishterėt nuk janė tė njė mendimi, se a u kryqėzua Jezusi para shkuarjes sė tij nė qiell, vdiq dhe pėrmes Zotit e mundi vdekjen, siē thonė tė krishterėt, apo pa kryqėzim i gjallė u ngritė nė qiell, siē e besojnė myslimanėt. Por i pėrbashkėt ėshtė besimi, se nė kohėn kur u ngritė nė qiell kurrsesi nuk ishte "i vdekur", por p.sh. i kėshillonte njerėzit. 
Qysh nė suret 3,55* pėrkatėsisht 5,48* thuhet, se "...unė do ta shpėtoj" dhe "...tė gjithė do tė ktheheni tek unė, dhe unė (Zoti) do tė gjykoj mes jush pėr atė qė kundėrshtoheshit (nė jetėn tokėsore)". Zgjidhjen e disa fshehtėsive tė mbetura, tė krishterėt dhe myslimanėt mund ta presin nė qetėsi, nė vend qė tė grinden.

Nė mėnyrė tė njėjtė Kurani pėrmban ringjalljen e besimtarėve nė kohėn e gjyqit (surja 36, 77-83; surja 69, 13-37; suret 75 dhe 99* etj.). Jezusi do tė vjen pastaj pėrsėri dhe tė jetė dėshmitarė pėr njerėzit besimtarė tė shkrimit (surja 4,159; krahaso suren 16,89*). Ata, edhe jomyslimanėt, qė besojnė nė Zot dhe nė Ditėn e Gjyqit, dhe bėjnė ēka ėshtė e drejtė, sipas Kuranit nuk kanė nevojė tė frikėsohen nga gjyqi (suret 2,62; suret 4,123-124; surja 7,170*). Gjyqi nė Kuran sikurse edhe nė Bibėl ėshtė qartė njė ēėshtje e Zotit dhe jo njė ēėshtje e njerėzve, qofshin ata tė krishterė, myslimanė apo hebrenj.
(Krahasimet e tilla mes feve kėtu nuk shėrbejnė pėr tė vėnė nė dyshim pavarėsinė e Kuranit.)

Rreth bazave etnike tė fesė islame dhe tė krishterimit

Edhe bazat etike tė 3 "religjioneve abrahamitike" janė tė lidhura ngushtė. Urdhėresat paraqiten edhe nė fenė islame, edhe pse jo tė renditura nė listė, mes tjerash nė suren 17,22-39; suren 5,38-40; suren 2,188; suren 4,135; suren 2,195; dhe suren 17,70* (dinjiteti i njeriut). Kurani p.sh. ndalon rreptė dhe pa pėrjashtim vrasjen e tė pafajshmėve (surja 5,27-32*). Termi "Gihad" (xhihad), do tė thotė vetėm: "luftė"; domethėnia "Luftė e Shenjtė" nuk rrjedh nė kėtė kuptim nga Kurani, por nga maksimat e profetit Muhamed dhe tė shkollave islamike tė drejtėsisė ***): Puna frymore-morale nė brendinė pranė pasioneve vetjake e tė largėta me Zotin, vlen si "Xhihadi i Madh", tė cilės i kushtohet domethėnie mė e madhe se sa tė gjitha debatimeve tė jashtme. (krahaso p.sh. prpsinė e Jezusit, "sė pari tė nxirret thumbi nga syri yt..." – Shumė konflikte tė jashtme do tė humbnin kėshtu bazėn e tyre.) "Xhihadi i fjalės" ėshtė pėrfaqėsimi paqėsor i besimit. "Xhihadi me dorė" ėshtė shembulli veprues, mėsimdhėnės i besimit. "Xhihadi i shpatės" quhet edhe "xhihadi i vogėl"; ai u lejohet vetėm pėr mbrojtje besimtarėve tė sulmuar dhe "pa shkelje" (krahaso Kurani, surja 2,190*). "Intensiteti" i sjelljes ndaj atyre qė besojnė ndryshe ėshtė i pėrcaktuar edhe nė Kuran (surja 48,29*, surja 47,4*).
Tė gjera janė rregullat tradicionale pėr sjellje ndėrmjet gjinive, duke pėrfshirė edhe ndalimin e martesės me pjesėtarėt e feve tė tjera, e kėshtu me radhė.

Nė praktikėn islamike bėjnė pjesė: "Dėshmia, se zot tjetėr pėrveē Zotit (Allahut) nuk ka dhe Muhamedi ėshtė i dėrguari i Zotit"; 
qė tė kryhen lutjet e parashikuara ditore
(surja 2,177*); 
qė tė pėrmbahet agjėrimi vjetor nė muajin ramazan
(surja 2,185*);
qė tė zbatohet mundėsisht njė herė nė jetė haxhillėku
(surja 2,196*);
dhe tė paguhet zakati (taksa pėr qėllime sociale)
(surja 2,177*)"

Nė fenė e sotme islame nuk ekziston ndonjė pikė qendrore, e cila vendos pėr ēėshtje fetare-etike. Megjithatė pozitat qė mbahen nga njė shumicė e dukshme e dijetarėve tė falshėm juridikė, do tė gjenin sipas tė gjitha mundėsive njė pranim tė gjerė.

*) Ėshtė pėrdorur mes tjerash "Kurani, pėrkthim nga Rudi Paret", Kohlhammer-Verlag (gjermanisht), i cili pėrkthim i kėnaq pretendimet shkencore, dhe dallon dukshėm mes pėrkthimit dhe shėnimeve fjalė-pėr-fjalė pėr kuptimin mė tė mirė gjuhėsor. Kėtu pėrdoret numėrimi egjiptian i verseve qė pėrdoret mė sė shumti nė hapėsirėn islamike. Pėrkthime tė tjera mund tė pėrdorin njėrėn prej dy numėrimeve tė tjera tė verseve; atėherė pikėn e pėrmendur e gjeni pak para ose pas numrit tė pėrmendur tė versit nė tė njėjtėn sure. Pėrkthyeshmėria e rėndė e Kuranit nuk vlen aq shumė pėr pika tė tilla tė qarta, sikurse ato tė dhėnat. Domethėnia e pikave tė Kuranit ėshtė krahasuar edhe me "Kurani, i pėrkthyer dhe i komentuar nga Adel Theodor Khoury, 2007 (gjermanisht)" pėrkthimi i tė cilit ka gjetur njohje edhe tek dijetarėt myslimanė, (p.sh. Dr. Inamullah Khan, Sekretar i atėhershėm i Pėrgjithshėm i Kongresit Botėror Islamik.), dhe komenti i tij merr parasysh interpretimin tradicional tė shkollave islamike tė drejtėsisė.

***) Edhe "kryqėzatat e krishtera" historike nuk ishin tė arsyetuara nė Bibėl, por ishin vepra njerėzore, dhe kanė p.sh. sot njė famė tė keqe tek shumė tė krishterė evropianė.

 

Kthehu nė faqen fillestare http://www.ways-of-christ.com/sq

Faqja e internetit „Rrugėt e Krishtit" ėshtė njė projekt hulumtimi dhe informimi. Ai ėshtė i pavarur nga kishat, fetė dhe komunitetet e tjera fetare (mirėpo edhe nuk drejtohet kundėr asnjėrės prej tyre). Kjo faqe e rrjetit nxit marrėdhėniet paqėsore dhe kuptimin mė tė thellė ndėrmjet religjioneve. „Rrugėt e Krishtit" nuk synon ndonjė fitim ekonomik apo ndikim politik. Rrugėt e Krishtit nuk misionon dhe nuk kėrkon anėtarė.